Gazeta Blic ka siguruar urdhrin për hetime të lëshuar nga Prokuroria, ku pretendohet se drejtori i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka lidhje me një grup të organizuar kriminal.
Sipas këtij urdhri, Inspektorati Policor, së bashku me policinë e EULEX-it do ta hetojnë këtë rast dhe do të ketë bastisje të banesës dhe zyrave të tij.
Pas këtyre bastisjeve, Krasniqi ishte suspenduar, për t’u rikthyer sërish në këtë pozitë pas disa muajsh.
Ai sipas këtij urdhri, dyshohet edhe për marrje të ryshfetit.
“Prokurori mendon se po ashtu është e mundur që ka para ose shënime financiare për Nexhmi Krasniqin që tregojnë gjurmë të pagesave të pranuara në lidhje me “tarifën” mujore që pretendohet se është paguar nga Lulzim Gashi, pronar i një pompe të karburanteve dhe i sallonit të dasmave “Alegria” në Prizren me qëllim që ai të jetë “i mbrojtur”, thuhet në dokument, një kopje të të cilit e posedon Gazeta Blic.
Në vazhdim e gjeni të plotë këtë urdhër hetim.