Zyrtari i lartë i PDK-së dhe konsulli i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu njëri nga uzurpatorët

Burime të Gazetës Blic, kanë bërë me dije se njëri nga uzurpatorët e banesave në lagjen “Dardania”, është edhe Ramadan Avdiu Zyrtar i lartë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe konsull i Kosovës në Gjenevë.

Gazeta Blic është munduar që ta kontaktojë Avdiun, mirëpo ka qenë e pamundur, kështu që kemi kontaktuar Kryeshefin e Ndërmarrjes  Banesore, Nexhat Kryeziu, i cili ka thënë se nëse emri i tij gjendet në listë atëherë Ramadan Avdiu është njëri prej uzurpatorëve, mirëpo nuk është adekuat ta konfirmojë.

Gjykata ka vendosur që nga sot ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Pavarësisht asaj që banorët kanë qenë të informuar ata po këmbëngulin që të mos dalin nga banesat e tyre, pasi që sipas tyre nuk kanë nga të shkojnë, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic e ka siguruar edhe listën e uzurpatorëve të banesave në “Dardani”, kjo është:

14429188_1257664920964379_1207332100_n-1

14429081_1257664890964382_357790529_n

14383546_1257664877631050_1697677983_n