Haradinaj lë zëvendësministrat në shtëpi, merr veç një

Numri i madh i zëvendësministrave ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj t’I lë në shtëpi thuajse të gjithë, me përjashtim të njërit.

Kjo pasi, siç mëson Metro, ishte e pamundur përfshirja e të gjithë zëvendësministrave në këtë mbledhje, shkruan gazetametro.net.

Por, vetëm një zëvendësministër ka udhëtuar me kryeministrin Haradinaj. Bëhet fjalë për zëvendësministrin e Bujqësisë, Vesel Krasniqi.

Ky përjashtim ka ndodhur për shkak se ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në këtë mbledhje, e meqë do të nënshkruhet një marrëveshje që lidhet me bujqësi, është dashur të vinte zëvendësi i tij.

Ndryshe, për pak minuta do të nis pritja para mbledhjes së dy qeverive e cila kësaj radhe di të mbahet në Korçë me fillim nga ora 16:00.

Metro po qëndron në Korçë për të përcjellur nga afër ngjarjen, e për të cilën do t’u sjell detaje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme