Autostrada “Arbën Xhaferi” do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 63 milionë euro më shumë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ai ka thënë se shpenzimet shtesë për këtë rrugë janë rezultat i “vonesave që janë bërë në pagesat bankare, amortizim dhe ndaj kompanisë ‘Bechtel Enka’, sepse këto probleme nuk i kanë zgjidhur në tavolinë”.
Lekaj ka thënë se kjo është për të ardhur keq, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara për neglizhencë në këtë rast.
“Tani kjo rrugë do t’i kushtojë buxhetit gati 800 milionë euro dhe nuk është faji i im”, ka thënë ai në “Puls” të KTV’së.