Pas publikimit të shkrimeve në media lidhur me arrestimin e Sabit Pacolli, në Suedi, Aleanca Kosova e Re thotë se ky person nuk është pjesë e strukturave e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18 korriku 2017.
“Në korrik të këtij viti, Sabit Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore dhe në rrjetet sociale nga z.Sabit Pacolli. Aleanca Kosova e Re kërkon nga mediat që të jenë korrekte me opinionin dhe që lajmet e publikuara të verifikohen konform standardeve dhe etikës së gazetarisë”, thuhet në kumtesë të AKR-së. /Telegrafi/