Ish-ambasadori kosovar ka folur për paqëndrueshmërinë e koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR, duke thënë se po qëndron në ‘këmbë të qelqit’.
Këto këmbë të koalicionit, Lulzim Peci, thotë se do t’i thyej demarkacioni, shkruan Periskopi.
Peci ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të lirohen nga izolimi duke kaluar demarkacionin në Kuvend.
Komenti i plotë:
Koalicioni i tanishem qeveritar eshte duke qendruar ne kembet e qelqit, te cilat do t’i thej demarkacioni.
Lirojeni nga izolimi kete popull qe nuk e meriton ate ne asnje menyre. Kosova qe e synon perendimin, nuk mund te ece perpara duke thene e vepruar ne kontekstin e XXI me mendesine “bare do te hajme dhe nuk i dorezohemi imperializmit dhe revizionizmit” te Enver Hoxhes, se nuk jemi ne kohen e tij, dhe tani Ameriken e kemi mikun me te forte, ndersa revizioniste eshte Rusia.
Ju beje thirrje qe ta kaloni demarkacionin dhe te mos na merrni ne qafe te ardhmen tone.