Arsyet se pse Rama e Basha udhëtuan drejt Brukselit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama takohet këtë pasdite me kreun e Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Në fokus të bisedës mbetet integrimi i vendit, reformat dhe çështje aktuale të vendit derisa sipas agjendës së këtij takimi, mes tyre është parashikuar dhe një deklaratë e përbashkët.

Takimi do të zhvillohet në orën 18: 00 ndërsa deklaratat vetëm gjysëm ore më pas, shkruan Top Channel.

Për në Bruksel ka udhëtuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Në këtë Asamble marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.
Në agjendën e Bashës do të ketë takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës europiane, për të diskutuar për situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth sfidave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme