Analistët: Demarkacioni çështje e komplikuar, por do t’i shërbejë Haradinajt për kauzën e tij

Analistët vlerësojnë se të gjeturat e  Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror tregojnë se çështja e demarkacionit është më e komplikuar dhe se ato do t’i shërbejnë kryeministrit Haradinaj për kauzën e tij.

Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se versioni aktual duhet dërguar në  Kuvend dhe sipas  paralajmërimeve ai  do të rrëzohet me votë.

“ Të gjeturat e Komisionit do t’i shërbejnë kryeministrit Haradinaj në kauzën e tij, por jo për t’ua ndryshuar mendjen deputetëve. Sërish jemi në situatën kur versioni aktual duhet dërguar në  Kuvend dhe, sipas  paralajmërimeve, rrëzuar me votë. Të  gjeturat e komisionit mund  t’i shërbejnë Haradinajt në kauzën e tij, por nuk ua  ndryshojnë mendjen deputetëve. Kjo do të bëjë që procesi  të  kthehet në fillim, gjë që ka mundur të ndodh edhe  para tre  vitesh”, ka vlerësuar Mushkolaj.

Edhe Luljetaa Aliu ka thënë për Telegrafin se të gjeturat e komisionit dëshmojnë se çështja e demarkacionit është më e komplikuar, sesa është paraqitur nga qeveria.

Ajo tha se kur flitet rreth kufijve kemi të bëjmë  me dy procese: delimitim dhe demarkacion.

“E para është delimitimi, që përshkruan përcaktim të një vije të re kufitare. E dyta është demarkacioni, që do të thotë konfirmimi i kufijve ekzistues. Komisioni aktual ka gjetur se mandati i komisionit të kaluar ka qenë të mirret me shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, e jo të përcaktojë (delimitojë) një kufi të ri. Nuk ka pasur nevojë të përcaktohet kufiri, ngaqë kufijtë administrativë të Kosovës të cilët i kishte si krahinë brenda ish-Jugosllavisë, sipas Komisionit të Badinterit automatikisht shndërrohen në kufij shtetërorë. Rrjedhimit, kufiri i Kosovës është ai i vitit 1945, ku sipas Milovan Gjilas (sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë) kufiri është në Çakorr. Bisedimet me palën malazeze janë bërë për përcaktim të ri të kufiri, çfarë nuk ka qenë fare në mandat të atij komisioni. Këto ishin të gjeturat e komisionit aktual“, u shpreh tutje Aliu.

Sipas saj, çështja e kufirit nuk duhet të bëhet me nguti, pasi që, siç u shpreh ajo, nuk duhet humbur më territor në Kosovë.

“Personat të cilët kanë qenë të involvuar në marrëveshjen e 2015 për demarkacionin tani po bëjnë thirrje që versioni i atij viti të votohet, meqë mund të ndodhë të del në pah çfarë shkelje janë bërë.. Mbi të gjitha, parë nga perspektiva ushtarake, ka dallim të madh strategjik nëse kufiri i cili ka qenë më maje zbret në gjysmë të malit. Sepse në rast lufte, gjithmonë ka përparësi ai i cili mund të sulmojë nga lart“, shtoi njohësja e fushës Luljeta Aliu.

Ndërkaq, komisioni shtetërorë gjatë ditës së sotme konstatoi se vija kufitare Kosovë-Mali i Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, kritikoi këtë raport, duke thënë se anëtarët e këtij komisioni nuk ofruan gjetje të reja.

Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi sot ta dërgojë në Kuvend projektligjin dhe raportin e Bulliqit për Demarkacion./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme