Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë nuk është diskutuar rreth seancës për demarkacionin.
“Në kuvend ende nuk ka ardh materiali nga qeveria dhe kjo ka qenë arsyeja se pse nuk është diskutuar që kjo çështje të hyjë në rend dite. Procedimi i versionit aktual nga Haradinaj tregon shenjë se ai ka lëvizur nga qëndrimet e tij”, ka thënë haxhiu, raporton lajmi.net.Sipas saj, Haradinaj është dashur që të sjellë raportin për ta diskutuar. Haxhiu ka thënë se PDK më prioritet e ka që një marrëveshje e nënshkruar nga Hashim Thaçi të kalojë sesa që Kosova po humb territor.
“Kemi pritur që Haradinaj si kundërshtuesi më i madh i kësaj marrëveshje ta tërheq atë, por si duket dëshira për pushtet po i bënë që këta njerëz të bëjnë gjithçka. Haradinaj duhet të sqarojë se cili ka qenë qëllimi i tij më këtë marrëveshje”.Ajo ka shtuar se VV nuk e sheh si zgjidhje Arbitrazhin por që kjo çështje të marrë përgjigjen në Kuvend.E pyetur nëse do të përdorin gazin lotsjellës, ajo ka thënë se po mos të ishin metodat e përdoruar së bashku me opozitën ky version do të kalonte por ka theksuar se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë ku edhe do të vendosën për metodat e kundërshtimit.