Llatas: Kushtet e Zaevit të vlejnë edhe për mua

Gazetari dhe ndërmarrësi që drejtonte kompanitë Total Marketing SHPK, Total Media Centar dhe Media Maks, Dragan Pavlloviq-Llatas sot ka qenë para gjykatëses lidhur me lëndën ”Total” të hapur nga Prokuroria Speciale Publike.

Llatas sot pasi ka dalë nga gjykata ka deklaruar se gjykatësja nuk ka përvojë dhe pret gjykim të rëndë për të.
”Ndodhi ajo që nuk e prisja. Kishim gjykatëse pa përvojë. Morëm vlerësim për aktvendimin, dhe kërkuam që mos merren ”bombat” si dëshmi në këtë lëndë. Njejtë si kërkoi Zoran Zaev dhe e njejta ju mundësua. Mua nuk mu mundësua një gjë e tillë. I besoj gjyqësisë por jo gjykatëses” tha Llatas pas gjykimit.

Llatasit i rrezikohet burg prej katër vitesh për fshehje tatimit të vlerës së shtuar dhe tatimit personal. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme