Vuçiq: Kosova në OKB vetëm përmes marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se “nuk ka asnjë mundësi që Kosova të zë ulësen ne Kombet e Bashkuara, përveç përmes marrëveshjes me Serbinë”.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e OBK-së në kushtet e tanishme dhe polarizimin politik dhe siç ka thënë ekzistencës së botës multipolare, shkruan Happy Tv, përcjell Klan Kosova.

Vuçiq ka theksuar se Serbia duhet të ketë diçka nga ajo marrëveshje.  Kur është përgjigjur se çka është ajo “diçka”, Vuçiq është përgjigjur se për atë nuk dëshiron të flasë tash, por që do të bëjë diçka në muajt mars dhe prill të vitit të ardhshëm.

Vuçiq ka thënë se Serbia mund të bëhet anëtarë e plotë e Bashkimit Evropian.

“Nëse përmirësojmë marrëdhëniet me Prishtinën dhe nëse ky është kushti i të gjitha kushteve për BE-në dhe progresin drejt saj”, ka thënë ai.

“Jam optimist në zgjidhjen e kësaj çështjeje nyje me Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

“Parimisht nuk ka vullnet për kompromis në Prishtinë. Ne parapëlqejmë të kemi projeksione mitike për të kaluarën dhe nuk duam qëndrime racionale drejt Serbisë”.

“Ne duhet të shohim mënyrën racionale çka mund të marrim dhe të humbim më së paku”, ka shtuar ai.

“Do të bëjë më të mirën dhe po ashtu e di se ky do të jetë fundi i karrierës sime politike.

Vuçiq ka shtuar se do të prezantojë pozicionin e tij dhe si e sheh zgjidhjen me Kosovën pasi ka dëgjuar të tjerët që marrin pjesë në dialog dhe ka thënë se pret që edhe Akademia Serbe dhe shoqëria civile të deklarohen rreth kësaj çështjeje.

© ZËRI.INFO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme