Në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, dje në mesidtë policia ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.
“Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare, pasi që e njëjta ka mashtruar viktimën femër shqiptare duke i marr pasaportën, disa dokumente bankare dhe 295 euro para, për t’ia rregulluar një vizë gjermane”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.