Mustafa mblodhi deputetët e LDK-së për të folur për demarkacionin

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë për debatin ndërpartiak dhe debatin koalicion qeveritar –opozitë, rreth Marrëveshjes së demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, LDK, si udhëheqëse e Qeverisë, tashmë ka filluar përgatitjet për këtë debat.

Sipas paralajmërimeve, debati rreth demarkacionit do të zhvillohet më 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Pikërisht në këtë sallë, siç njofton KTV, sot ka filluar takimi i Grupit parlamentar të LDK-së.
Në takim po merr pjesë edhe kryetari i LDK-së e kryetari i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet në këtë takim, por supozohet se takimi është një presion ndaj deputetëve për ta votuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionit të paraparë të bëhet më 4 gusht.

Por, dihet se kundër kësaj marrëveshjeje tashmë janë disa deputetë të kësaj partie, ndër të cilët edhe eksperti Shpejtim Bulliqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme