Kryeprokurori Lumezi: Hetimet për veteranët do të përfundojnë në prill

Lista prej 46 mijë veteranëve të regjistruar të luftës është në duar të Prokurorisë së Kosovës që mundohet të vërtetojë nëse të gjithë personat që marrin pension janë me të vërtetë veteranë të luftës së fundit në Kosovë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tregoi për kohën kur mund të përfundojnë hetimet lidhur me pastrimin e listës së veteranëve.

“Kjo sigurisht që do të zgjasë edhe disa muaj, por unë besoj që deri në muajin prill ose maj të vitit të kaluar[ardhshëm] do të kemi një rezultat përfundimtar lidhur me këto raste sepse është një dosje shumë voluminoze. Ne kemi konfiskuar të githa dokumentet.Kemi bashkëpunim shumë të mirë me ata të cilët janë veteranë të vërtetë të luftës. Ne jemi duke punuar që të zbardhim këtë situatë”, tha Lumezi.

Lumezi ka sqaruar se prokuroria ka në dorë disa lista paraprake të veteranëve të cilat flasin për numra më të vogël të pjesëmarrësve. “kemi listat e IOM dhe listat e tjera” ka thënë Lumezi. Ai ka shtuar se janë duke analizuar përgjegjësinë e secilt prej njerëzve të përfshirë në procesin e verifikimit dhe nëse zbulohen parregullsi masat ligjore do ndermirën,raporton kallxo.com.

Listat e veteranëve janë temë debate në dy vitet e fundit pasi rezultatet e procesit të verifikimit të veteranëve të luftës nxorën një numër të madh të veteranëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme