Nuredin Lushtaku nënkryetar i komunës së Skënderajt

Ish kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku i cili qeverisi për tri mandate Skenderajn, të hënën dorëzoi zyrtarisht postin e tij, Bekim Jasharit, tani kryetar i ri.

Ndonëse, Sami Lushtaku nuk është më pjesë e komunës, kushëriri i tij, Nuredin Lushtaku, zyrtarisht është emëruar në një pozitë.

Ai do të jetë nënkryetar i komunës në mandatin 4-vjeçar të qeverisjes së Jasharit. Këtë e ka konfirmuar vet ai për Indeksonline.

“Po është e vërtetë, unë jam emëruar nënkryetar i komunës së Skenderajt” ka thënë ai shkurt.

Partia Demokratike e Kosovës me Sami Lushtakun ka udhëhequr për tri mandate këtë komunë e cila është konsideruar si bastion i kësaj partie.

Mirëpo, në zgjedhjet lokale të këtij viti, PDK hoqi dorë nga kandidatura për kryetar, duke i dhënë mbështetje, kandidatit të pavarur nga familja Jashari, Bekim Jasharit.

Ky i fundit gjatë betimit të hënën tha se qeverisja e tij do të jetë e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë, për të mirën e qytetarëve të Skenderajt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme