Ka fshehur miliona dollarë dhe ka vrarë secilin që i ka parë ato vende të fshehta

Tani dy ish agjentë të CIA’s janë nisur në misionin e gjetjes së milionëve të zhdukur të Escobar’it.

Në tregimet për fëmijë, zakonisht thesari është i varrosur nëpër ishuj të pabanuar.

Mirëpo, në Kolumbi janë varrosur më tepër para dhe ari se që çdokush kishte mundur të paramendojë, transmeton Mirror. Narko bosi i famshëm Pablo Escobar i ka fshehur miliona, ndoshta madje miliardë dollarë të pasurisë së vet në Kolumbi, para se të vritet nga ushtarët në dhjetor të vitit 1993, trasnmeton gazetametro.net

Por, ajo që po e mundon shumicën është fakti se nuk ka ndonjë hartë e cila sjellë deri te thesari i tij. Escobar i ka vrarë njerëzit të cilët i kishin ndihmuar t’i fshehë parat, në mënyrë që i gjithë tregimi të mbetet sekret. Pjesa më e madhe e parave kurrë nuk është gjetur.

Tani edhe dy ish agjentë të CIA’s janë nisur për t’i gjetur milionët e zhdukur të Escobar’it.

Kërkimi i ka sjellë Dag Lack’un dhe Ben Smith’in në vendet më të rrezikshme në Kolumbi, ku janë takuar fytyrë për fytyre me gangsterë më të rrezikshëm dhe atentatorë të Escobar’it.

Në kulmin e perandorisë së tij, Escobar çdo ditë i ka shpenzuar nga 51 milionë euro për të blerë sipërfaqe të mëdha të tokave, aeroplanë dhe fosile të paçmueshme të dinozaurëve që fëmijët e tij të luajnë me to.

Mirëpo, ai ka fituar edhe më tepër se që ka mundur të shpenzojë.

Bankat kolumbiane kanë refuzuar të pranojnë “parat e tija të pista” dhe kështu ai ka investuar në një llogari zvicerane. Këto para tashmë janë të humbura, sepse vetëm Escobar e ka ditur numrin e llogarisë.

Paratë i ka fshehur nëpër fuqi të plastikës, kuti metalike me shufra ari. Së shpejti një e pesta e gjithë bankënotave të 100 dollarëve u zhduk në Kolumbi. Vëllai i Escobar’it Roberto ishte kontabilisti i bandës dhe i ka kaluar 12 vite për shkak të komplotit, i cili u lirua në vitin 2004.

Narko bosi i famshëm qëndronte prapa 80 për qind të kontrabandës së kokainës në SHBA gjatë viteve të 80’ta.

Para se të vdiste në moshën 44 vjeçe, revista Forbs e kishte shpallur njeri i shtatë më i pasur në botë.

Ai ka ndërtuar një lagje me banesa për 1.000 familje të cilat më parë kishin jetuar në nëntokë nëpër pyje. E kishte fituar nofkën Robin Hood, sepse pasurinë e vet e ndante me të varfëritë.

Ka ndërtuar kopshte zoologjike, në të cilat kanë jetuar elefantë, gjirafa dhe kafshë tjerë, dhe gjithë këtë për t’i argëtuar fëmijët e vet.

Flitet se Escobar pjesën më të madhe të parave të veta i ka fshehur afër shtëpive të veta në Kolumbi, Meksikë dhe Floridë. Mirëpo, skeptikët i mohojnë këto tregime.
Steve Murphy është një nga agjentët për drogë nga DEA i cili i ka ndihmuar qeverisë amerikane ta gjejë Escobar’in, para se krimineli u vra në një kulm në Medelin. Ai ka thënë se ka një teori se ku ka mundur të jetë thesari i fshehur.

“Mendojmë se paratë janë fshehur nëpër shpella. Pas fshehjes Escobar’i i ka vrarë ata njerëz të cilët i kishin ndihmuar. Në këtë mënyrë askush nuk e di se ku janë paratë”, ka thënë ai.

Gazeta kolumbiane El Espectator ka shkruar se posedon edhe disa fotografi të pasurisë e cila është gjetur, duke përfshirë edhe katër milionë dollarë në tri fuqi plastike në nëntor 1989.

Një vit më vonë janë zbuluar 28 milionë euro bashkë me 150 kg shufra të arit.

Në vitin 2009 janë gjetur pesë milionë funte në një xhungël në të cilën Escobar e kishte themeluar fabrikën e kokainës, ndërsa në pronën Hacienda Napoles janë gjetur 11 milionë euro.

Deri tani qeveria kolumbiane arriti t’i marrë 85 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme