Jevtiq: Fëmijët e serbëve kosovarë duhet të mësojnë shqip

Serbët dhe shqiptarët duhet ta ndërtojnë besimin reciprok, ndërsa fëmijët e serbëve kosovarë duhet të mësojnë shqip në mënyrë që të sigurojnë komunikim më të mirë në të ardhmen, thotë Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Besimi në Kosovë sot është thelbësor, atë duhet ndërtuar ndërmjet dy bashkësive dhe institucioneve shtetërore”, citon “blic” të ketë thënë ai.

Jevtiq, ministër për Komunitete e Kthim, ka theksuar se njohja e gjuhës shqipe është nevojë për bashkësinë serbe.

Shumica e shqiptarëve më të moshuar e di gjuhën serbe, kështu nuk është edhe me serbët dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, thotë Jevtiq.

Ai ka shtuar se gjatë disa vjetëve të fundit nuk ka ndodhur asnjë incident me epilog vrasjeje ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Dalibor Jevtiq është anëtar i Kryesisë së Listës Serbe që përkrahet nga Beogradi dhe që tri herë është pjesë e Qeverisë së Kosovës,

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme