Radhitja e qytetit të Shkupit në majën e listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, ka bërë që qytetarë të shumtë, sidomos ato me sëmundje kronike, të kenë probleme të ndryshme shëndetësore.
Mjekja Sefjan Ferati, thotë se gjatë këtyre ditëve dukshëm ështe rritur numri i pacientëve që janë u drejtuar dyerve te spitaleve, duke u ankuar me vështirësi gjatë frymëmarrjes.
Sefjan Ferati, mjeke
‘Shumica e pacientëve këto ditë më tepër është ankuar edhe me tahikardikën, frymëmarrja u zihet, kemi pasur raste këto 2 ditët e fundit me hemipares të atyre pacientëve, njëra pjesë e anës së majtë apo ana e djathtë ka qenë gati e paralizuar për shkak të tensionit të lartë që është paraqitur për shkak të ndotjes së ajrit.’
Mjekja Ferati rekomandon ajrosjen e hapësirave banuese, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe duhet rritur konsumimi i pemëve.
Sefjan Ferati, mjeke
Për të ajrosur ambientin patjetër duhet të hapen edhe dritaret, duhet të shohim më vonë në orën 12:00, mundet t’i hapim 1 deri në 2 minuta, vetëm një rrymë të qarkullojë dhe menjëherë të mbyllet dritarja. Organizmi ka nevojë për pemët sezonale, kemi kungullin, mollët, dardhat, portokajtë, limonët. Mendoj sa më tepër të përdoren. Molla është një ndër antioksidantët më të mire dhe ka më tepër oksigjen dhe materie që duhen.
Mjekja gjithashtu rekomandon për kujdes të veçantë për personat me sëmundje kronike, foshnjet si dhe shtatzënat. Ajo rikujton se ndërrimi i ambientit nga objektet e ngrohta në hapësira të ftohta, mund të shkaktojë komplikime të organizmit./Shenja