Ka nisur numërimi i votave pas përfundimit të votimit në komunën e Istogut.
Në shtabin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, janë mbledhur shumë zyrtarë dhe simpatizantë ku po pranojnë rezultatet nga të gjitha qendrat e votimit, njofton Klan Kosova.
Për ta mbështetur bashkëpartiakun e tij në Istog ka shkuar edhe Gazmend Muhaxhiri, kryetari i komunës së Pejës.