Nelson Mandela: Babai i një kombi (Video)

5 dhejtori është katër-vjetori i vdekjes së Mandelës. Ai vdiq në moshën 95 vjeçare, pasi kishte një infeksion në mushkëri.

Një nga luftëtarët më të njohur të botës kundër pabarazisë dhe shtypjes, kaloi 27 vjet burg për opozitën e tij aktive ndaj regjimit racist të aparteidit në Afrikën e Jugut. Ai pastaj u ngrit për t’u bërë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend.

Lehtësia e dukshme me të cilën ai bëri sakrifica personale, së bashku me luftën e tij të vendosur për barazinë racore, e bëri Mandelën një nga burrështetasit më të respektuar në botë.

Gjatë luftës anti-aparteid dhe gjatë viteve të tij si një udhëheqës kombëtar, ai i qëndroi besnik vlerave socialiste dhe mbrojti të shypurit, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1993.

Pasi kishte jetuar një jetë të trazuar, fundi i tij erdhi në vend të qetë në shtëpinë e Johanesburgut në moshën 95 vjeçare, i rrethuar nga familja e tij, njoftoi Jacob Zuma të enjten në mbrëmje.

Jeta në luftë

Mandela kaloi pothuajse tre dekada në burg për faktin ai ishte përpjekur që të përmbyste qeverinë e aparteidit në Afrikën e Jugut.

I liruar në vitin 1990, ai vazhdoi të luante një rol kryesor në paralajmërimin e demokracisë multiraciale në Afrikën e Jugut, duke u bërë presidenti i parë i zi në vend në vitin 1994.

Ai dha dorëheqjen pesë vjet më vonë, por nuk u tërhoq tërësisht.

Ai mbeti në qendër të vëmendjes si ambasadori i profilit më të lartë të Afrikës së Jugut, duke luftuar kundër përhapjes së HIV/AIDS dhe duke ndihmuar vendin e tij për të siguruar të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 2010.

Por mosha e tij e madhe gradualisht i hoqi aftësitë e tij fizike dhe, në vitin 2004, në moshën 85-vjeçare, u tërhoq nga jeta publike për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe miqtë e tij.

Shfaqjet e tij publike u bënë të rralla – paraqitja e tij në ceremoninë e mbylljes së Kupës Botërore të vitit 2010 ishte një nga më të fundit dhe më të paharrueshmit.

Jeta personale

Mandela lindi në vitin 1918 në një fshat të vogël në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut.

I lindur si Rolihlahla Dalibhunga, një mësues i shkollës i dha atij emrin e tij anglez, Nelson. Megjithatë, ai shpesh thirrej nga emri i tij i klanit, Madiba.

Ai u bashkua me Kongresin Kombëtar Afrikan në vitin 1943 për t’i rezistuar sistemit të aparteidit të hartuar nga Partia Kombëtare e bardhë. Ai më pas ndihmoi për të formuar Lidhjen Rinore ANC.

ANC ishte jashtë ligjit në vitin 1960 dhe Mandela veproi fshehurazi. Ai u arrestua dhe u akuzua për kërkimin e përmbysjes së qeverisë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1964.

Ai u largua si një njeri i lirë vetëm në vitin 1990, pasi qeveria e Afrikës së Jugut më në fund iu nënshtrua presionit të qëndrueshëm global – nëpërmjet një fushate bojkoti, heqjeje dhe sanksionesh – për ta liruar atë dhe për ta shfuqizuar apartheidin.

Ai u martua tri herë, së pari me Evelyn Mase, një partneritet i cili përfundoi me divorc në vitin 1957.

Ai u martua me Ëinnie Madikizeia në vitin 1958, por u divorcua në vitin 1992.

Më pas u martua me Graca Machel, e veja e ish presidentit të Mozambikut, në ditëlindjen e tij të 80-të./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme