Moska nuk i ka dhënë dritën e gjelbërt Serbisë në përfshirjen e dialogut Kosovë-Serbi

Kremlini nuk donte të komentonte mbi rolin e mundshëm të ndërmjetësimit të Rusisë në negociatat për Kosovën.

“Tema e Kosovës është trajtuar seriozisht gjatë bisedimeve ruso-serbe,” tha zëdhënësi Dmitri Peskov, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e zgjerimit të formatit të negociatave Beograd-Prishtinë, raportoi sot “Tass”, transmeton Periskopi.

Dje, pas bisedimeve me homologun e tij serb Alexandër Vuçiq, Presidenti Vladimir Putin tha se ata diskutuan “situatën aktuale në Ballkan” dhe se Vuçiq e kishte siguruar Moskën se do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Sa i përket Kosovës, ne vazhdojmë nga fakti se situata duhet të rregullohet me mjete politike të bazuara në dialogun e të dy palëve në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB’së. Ne do të mbështesim çdo zgjidhje të pranueshme reciproke që vijnë Beogradi dhe Prishtina,” Putin tha.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar më parë se Beogradi pret që Rusia të veprojë si ndërmjetës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme