Kim Jong-un ua shpëlan trurin ushtarëve, trupi i tyre përdoret si ‘bombë vetëvrasëse’

Kim Jong-un ua ka shpëlarë trurin një grupi të madh ushtarësh, të cilët mund të vendosen si bomba vetëvrasëse.

Ushtria e ‘robotëve’, siç u përshkruan, jetojnë dhe vdesin për diktatorin e kombit më të izoluar në botë ku do të ishin të përgatitur të bënin gjithçka për të.

Pavarësisht nga testimet e vazhdueshme të raketave bërthamore, ish-banori i Koresë së Veriut tha se ushtria e vendit nuk ishte e fortë sa për të bërë një luftë të plotë, por trupat e indoktrinuara të Kim janë gati të “sulmojnë botën e lirë” si martirë terroristë.

Një dëshmitar i quajtur Joo-il Kim tha se trupat “U morën nga udhëheqësit ushtarakë dhe ushqeheshin për të qenë armë dhe terroristë”, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi. “Ata janë vetëm të tronditur, ata vetëm besojnë atë që u është thënë. Askush nuk e di se çfarë po bëjnë”.

“Ata jetojnë dhe vdesin për Kim Jong-un. Kjo është ajo që ata besojnë. Ata janë si robotë, ata nuk mendojnë për veten e tyre”, shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme