Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim kryeministrin Ramush Haradinaj, nga i cili ka pranuar raportin 100 ditësh të punës së Qeverisë së tij.
Thaçi e ka falënderuar Haradinajn për këtë raport duke e vlerësuar lart punën që ka bërë kjo qeveri gjatë këtyre 100 ditëve.
“Dua të besoj që vendi po ecën në drejtim të duhur. Mund të them se nuk ka lajm më të mirë për Qeverinë e Kosovës sesa në këtë 100 ditësh të nënshkruhet marrëveshja për termocentralin”, ka thënë Thaçi, raporton KTV.
Ai tha se obligim i të gjitha institucioneve është respektimi i ligjit e kushtetutës.
“Angazhimet dhe detyrat duhet të jenë ë përbashkëta dhe në interes të qytetarëve”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Haradinaj ka thënë të jetë i nderuar që në emër të Qeverisë t’ia prezantojë Presidentit raportin 100 ditor.
“Ka shumë më shumë punë të kryera sesa kaq. Më vjen mirë që kjo ditë koincidon edhe me marrëveshjen e sotme. Historia po përsëritet. Pata ardhur atë kohë t’ia jepja raportin presidentit Rugova. Jam i nderuar që kam besimin tuaj”, u shpreh kryeministri.