Në pasditen e sotme në oborrin e një shtëpie në fshatin Saradan të Istogut, një grua 52 vjeçare është gjetur pa shenja jete.
Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, tha Xhevat Ibraj nga zyra për informim në polici, për Gazeta Express.
Më tej, Ibraj tha se në vendin e ngjarjes ka dalur policia ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj.
Ndërsa, me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.
Policia po merret me rastin.