Qeveria rrit borxhin e jashtëm, “tërheq nga thesi” 109 mln euro

Borxhi i jashtëm bruto i ekonomisë shqiptare arriti rreth 7,8 miliardë euro gjatë tremujorit të tretë të vitit me një zvogëlim rreth 21 milionë euro, por detyrimet e qeverisë, që është huamarrësi më i madh i borxhit të jashtëm, u zgjeruan më tejme rreth 2%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qeveria mori borxh të ri rreth 109 milionë euro, teksa shleu 49 milionë euro në formën e principalit dhe të interesave.

Sektori i Qeverisë së Përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e Borxhit të Jashtëm Bruto. Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i këtij sektori është zgjeruar me 2% dhe në fund të muajit shtator 2017 shënon 3,429 milionë euro.

Borxhi i Qeverisë së Përgjithshme përbëhet nga huatë afatgjata, obligacionet dhe dëftesat. Teprica e huave afatgjata u rrit me rreth 69 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve është ulur me 6 milionë euro – në vijim të blerjes së obligacionit të emetuar nga sektorë rezidentë.

Huatë e Qeverisë së Përgjithshme përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve. Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësonin 1% të stokut të huave afatgjata të këtij sektori.

Stoku i borxhit të Autoritetit Monetar ose Bankës së Shqipërisë ra përgjatë vitit me rreth 8%, në reflektim të shlyerjes së huasë të FMN dhe në fund të muajit shtator 2017 shënon 57 milionë euro. Në masën më të madhe, ky borxh përbëhet nga alokimet e SDR-së (97%), ndërsa huatë afatgjata të akorduara nga FMN zënë vetëm 3%.

Në fund të periudhës, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Sistemit Bankar shënon rreth 1,362 milionë euro dhe në terma vjetorë ra me 5 milionë euro.

Ai prezantohet kryesisht në formën e “huave” dhe “monedhave dhe depozitave”, respektivisht në rreth 12% dhe 87% të totalit. Sektorët e Tjerë kanë tkurrur detyrimet e tyre me jashtë, me rreth 42 milionë euro në nivelin 1,256 milionë euro.

Borxhit të jashtëm në formën e huave midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt “investime direkte, hua ndër kompani” arriti nivelin prej 1,728 milionë eurosh, duke u zvogëluar në harkun kohor të një viti me 56 milionë euro./Monitor

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme