Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit vazhdon të mos sillet si Kryetar Komune por të merr rolin e Prokurorit Publik, thuhet në reagimin e BDI-së dega Gostivar, transmeton Portalb.mk.
“Që ironia të mos njeh kufi, refuzoi zgjedhjen demokratike të kryesuesit komunal, Nasir Musliu i cili u rikonfirmua sot me 17 vota për nga shumica e konsoliduar e Këshillit të Komunës së Gostivarit. I gjendur në rrugë pazgjidhje në logjikën e veprimit të tij, dhe në tentim për të mbuluar dështimet Taravari vazhdon avazin e shpifjeve dhe veprimeve antiligjore. Sot përmendi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale. Nëse ai nuk do të mund të realizon programin investues dhe nuk do të mund të realizon premtimet që i tha por që nuk i pamë në letër, atëherë le të jep dorëheqje dhe atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme lokale. Duke e parë që këto veprime antiligjore dhe antistaturare po bëhet me vetëdije nga ana e tij, jemi të obliguar që të inicojmë procedurë adekuate dhe të denoncojmë në institucionet kompetente shkeljet ligjore që po bëhen nga ana e Kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, me qëllimin e vetëm që të mbrojmë qytetarët e Gostivarit nga qeverisja antiligjore e tij”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Në këtë reagim më tej thuhet “e kujtojmë atë që Këshilli i Komunës së Gostivarit do të vazhdon të funksionin katër vite të plota aq sa e ka mandatin, sepse paraqet vullnetin e shumicës së qytetarëve të Komunës së Gostivarit. Këshilli Komunal ka legjitimitet të plotë dhe ka shumicë tashmë të konsoliduar”.