Aksidentet morën jetën e 5 personave brenda një dite në Kosovë

Dita e djeshme ka shënuar numrin më të madh të vdekje në trafik, për një kohë të gjatë. Vetëm dje në rrugët e Kosovës kanë vdekur 5 persona, kryesisht të rinj në moshë.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një aksident në Greme të Ferizajt, mbetën të vdekura dy vajza të reja, një 20-vjeçare, ndërsa vajza e tjetër që ishte me të vdiq në mbrëmje pasi nuk iu mbijetoi plagëve.
“Vozitësja femër duke drejtuar veturën e saj nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku, ku si pasoj një pasagjere femër ka vdekur ndërsa vozitësja dhe dy pasagjere tjera femra kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vende ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse.

Rreth orës 22:00 edhe viktima e dytë një pasagjere femër K-Shqiptare ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.Ndërkohë, gjatë pasdites në fshatin Komoran, Gllogovc, në një aksident mbeti e vdekur një femër.Në aksident ishin përfshirë 2 vetura. Një pasagjere femër mbeti e vdekur e 3 të tjera të lënduara.“Vozitësja femër Shqiptare duke drejtuar veturën Audi A-4 dyshohet se nga pakujdesia ka goditur veturën Mercedes 203. Si pasojë e aksidentit një pasagjere femër Shqiptare ka vdekur, ndërsa dy vozitëset dhe një pasagjere tjetër femra Shqiptare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e sotëm policor.

Një aksident me fatalitet u raportua mbrëmë edhe në rrugën Gjakovë-Pejë në fshatin Skivjan.Nga ky aksident humbën jetën nënë e bir, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar.Sot Policia e Kosovës përmes raportit policor, me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme