Pas deklaratës së kryeministrit Haradinaj se ‘e rriti pagën’ pasiqë ‘i duhen edhe për kravata dhe këmisha’, kanë nisur shakatë në internet.
Kushtrim Mehmeti ishte njëri nga ata që nisi një ‘aksion humanitar’ për të mbledhur kravata dhe për t’ia dhuruar kryeministrit.
Deri tani ai ka mbledhur 204 sosh.
“Aksioni humanitar i Kushtrim B Mehmetit për ta ndihmuar kryeministrin Haradinaj! Deri tani ai ka mbledhur 204 kravata të cilat neser do ia dorëzoj kryeministrit”, ka njoftuar Mehmeti.