Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Ekrem Hajdari, në “Puls” të KTV-së, ka thënë se ka qenë pikërisht ky emisionin që kishte alarmuar para disa viteve dhe ka filluar iniciativa për lirimin e uzurpimeve të pronave publike në gjithë territorin e Kosovës.
“Kjo nismë ka dhënë edhe frytet e saja finale dhe gjithë Agjencia jemi krenar për atë”, ka thënë Hajdari.
Hajdari thotë se në fondet e kontove të Agjencisë së Privatizimit janë mbi 471 milionë euro, po ashtu edhe gjatë viteve të fundit qindra miliona euro u janë shpërnda shumë kreditorëve dhe ish-punonjësve.
“Me këtë Bord që kemi, Qeveria ka bërë një transfer prej rreth 28 milionë euro”, ka treguar Hajdari.
Hajdari ka thënë se që nga themelimi i atëkohë AKM-së, e deri më sot janë shitur rreth 45 % e aseteve totale.