Bitcoin nshënoi ngritje marramendëse në vitin 2017 duke u rritur nga më pak se 1 mijë dollarë deri në afër 20 mijë dollarë në fund të vitit. Së fundmi çmimi i valutës elektronike ra për 27 përqind. Sidoqoftë, një person që ka përfituar shuma të pabesueshme nga valuta e këtij shekulli është shpikësi i saj, që ka në pronësi 1 milion bitcoin. Problemi i vetëm është se nuk dihet kush është ai person, apo edhe nëse vërtetë ekziston, transmeton Gazetametro.net
Misteri rreth krijuesit të Bitcoin ka karakteristikat e veta unike. Në vitin 2008, një person me emrin Satoshi Nakamoto e publikoi një letër online “Bitcoin: Sistemi i Keshit Elektronik Prej Komjuterit në Komujter.
Në letër ishin publikuar të dhëna kriptografike dhe përshkruhej se si do të funksiononte valuta digjitale.
Në vitin 2009, Nakamoto e publikoi software’in e valutës, që përmblidhte konceptin dhe komponentët kryesore të tij. Sistemi përdor databazën që ndahet dhe sinkronizohet nga një rrjet i tërë kompjuterësh i shpërndarë në faqe, institucione e vende të ndryshme, për të regjistruar transaksionet ndërmjet dy palëve në mënyrë të verifikueshme dhe të pandryshueshme. Ky sistem është përdorur edhe në valutat e tjera elektronike, dhe tani përdoret edhe nga qeveritë.
Ai ishte aq vendimtar për ekzistencën e Bitcoin, dhe e krijoi edhe faqen bitcoin.org në vitin 2010, por kush është Satoshi Nakamoto nuk është sqaruar asnjëherë, sepse i gjithë komunikimi me të ishte online. Në profilin e tij ai thoshte që ishte një mashkull japonez i lindur më 1975, por anglishtja e tij perfekte bëri të gjithë të dyshonin se identiteti i tij ishte i vërtetë. Disanjeerëz u dyshuan se fshihen pas emrit Satoshi Nakamoto viteve të fundit, ndër ta edhe akademiku australian Craig Steven Ëright, por kjo teori për të nuk ishte e qëndrueshme.
Një person që do të mund të ketë krijuar Bitcoin? Elon Musk. Magnati i kohës së teknologjisë që ka nisur dhe ka transformuar disa biznese të kësaj fushe, është njeriu drejt të cilit interneti bën me gisht.
Në fakt një ish punëtor i Kompanisë së tij SpaceX, Sahil Gupta, ka dhënë një sërë faktorësh që e lidhin Elon Musk’in me Bitcoin.
Si provë se themeluesi i SpaceX mund të jetë shpikësim Gupta përmendë mënyrën e punës së Musk, me njohuri të thella në disa fusha, si ekonomika, kriptografia dhe programimi.
Pastaj, Gupta e analizon edhe gjuhën e përdorur në letrën origjinale të Satoshi Nakamoto, e cila thotë se është e ngjashme me atë të Elon’it. AI madje thotë se emri ‘Satoshi Nakamoto’ tingëllon si një emër i shpikur nga Musk dhe mund të jetë angram për frazën “Andaj një njeri e bëri kakën”, formë humori që të cilën e bën Elon.
Duke iu përgjigjur Gupta’s, Elon Musk e mohoi që e ka krijuar Bitcoinin, dhe tingëlloi sikur nuk ka lidhje më këtë punë.
“Një shok më dërgoi një pjesë Bitcoini para disa vitesh, por nuk e di se ku është tani”, shkroi ai në rrjete sociale, duke sugjeruar se kjo është një fushë e cila as nuk ia tërheqë vëmendjen.
Sigurisht, që Musk është ai lloj i personave që mund të krijojnë teknologji e cila ndryshon botën dhe përsëri heshtë për shkak të pasojave ligjore të mundshme, apo sepse nuk është i sigurt se do të funksionojë. Por për momentin, duhet të jetojmë me fjalët e tij se nuk ishte ai, dhe me kureshtjen se a do të zbulohet ndonjëherë Satoshi Nakamoto i vërtetë.
Elon Musk është një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm të fushës së teknologjisë, në vitin 2016 renditej i 21 në listën e personave më të pasur në botë, dhe i 80’ti në botë. /gazetametro.net