200 kravatat gati për Kryeministrin Haradinaj

Është  mbajtur një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ dërgouan kravatat kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro.

200 kollaret e mbledhura bashkë me këmisha të dhuruara nga qytetarë të Kosovës me rastin e aksionit të organizuar, tashmë gjenden aktualisht para Teatrit.

Këshilltari për media i kryeministri Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, shpërndau raportin 100 ditësh të punës së Qeverisë dhe disa kartolina me anë të të cilave Haradinaj ka uruar festat e fundvitit. Ai nuk ka hezituar që të vendosë edhe një kravatë.

Kushtrim Mehmeti, nga organizata Beyond the Wall, tha se është e pakuptimtë që një kryeministër i një vendi të varfër si Kosova të rrisë rrogën në këtë formë.

“I kërkojmë kryeministrit që për gjëra subjektive le ta ulë pagën. Dhe i premtojmë që për të tilla gjëra, popullin do ta ketë afër. Qoftë edhe me shty kerre. Kjo është iniciativa jonë, e një grupi të rinjsh. Ne kërkojmë veç respekt, në mënyrë që të punojmë për ta ndërtuar të ardhmen. Ne nuk kemi asgjë personale me kryeministrin Haradinaj. Por këto vendime janë jo të mira për popullin e Kosovës”./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme