Osmani ia tërheq vërejtjen Bulliqit: Nuk mund të na mësosh çka do të pyesim për demarkacion

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ia ka tërhequr vërejtjen kryetarit të Komisionit për demarkacion, Shpejtim Bulliqi, duke i thënë se ai ‘nuk duhet t’u tregojë anëtarëve se cilave pyetje të deputetëve duhet t’u përgjigjen’.

“Zoti Bulliqi deputetëve të Kuvendit nuk mund t’ua ndalojmë e as t’i mësojmë për çka të flasin e cka të pyesin. Për hirë të kohës dhe sqarimit të kemi pyetje sa më precise port ë jeni të sigurtë që pyetjet tona kryesisht do të lidhen me raportin e juaj. Kështu që nuk ka nevojë as nga ana e juaj t’u përcaktohet anëtarëve të Komisionit për çka pyesin.  Kështu që mund të vazhdojë kushdo që ka…”, ka thënë Osmani, shkruan Periskopi.

Pas kësaj, ka reaguar Bulliqi duke thënë se anëtarët e Komisionit do t’u përgjigjen ‘sipas mundësive dhe dokumenteve që kanë të gjitha pyetjeve të deputetëve’.

“Faleminderit edhe një herë kryetare. Ne do t;u përgjigjemi në të gjitha pyetjet që ju na parashtroni”, ka thënë Bulliqi/Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme