Në Mitrovicën Veriore është arrestuar një qytetar, malazez shtetas i Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se me armë zjarri ka vrarë një shtetas serb.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.