Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contur Global” në vlerë prej mbi 1.3 miliardë euro po konsiderohet projekti më i madh në historinë e Kosovës.
Lajmi.net merr vesh se kontrata nuk është publikuar menjëherë pas nënshkrimit pasi që është pritur shqyrtimi i saj përfundimtar nga zyra ligjore e Qeverisë së Kosovës.
Të kujtojmë se marrëveshjet për ndërtimin e autostradave “Ibrahim Rugova” që lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën me Maqedoninë nuk janë bërë asnjëherë publike.
Për këto dy autostrada vetëm janë përmendur shifra që përputhen me koston e ndërtimit të një kilometri. Për autostradën “Ibrahim Rugova” thuhet se ka kushtuar më shumë se 1 miliard euro, kurse për “Arbën Xhaferi” rreth 700 milionë euro.
Autostrada “Arbën Xhaferi” pritet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/