Çfarë do vendos sot gjykata ndaj deputetëve të Vetëvendosje?

Gjykimi ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të vazhdoj sot me fjalën përfundimtare të prokurorit, mbrojtjes dhe të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ndonëse, pak ditë më parë Gjykata ua ka vazhduar paraburgimin Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit, sot ata mund edhe të lirohen nga paraburgimi pas përfundimit të fjalës përfundimtare, kur edhe pritet të shpallet aktgjykimi në këtë proces gjyqësor i cili ka filluar me 6 janar të vitit 2016.Seancën e kaluar ka dëshmuar para gjykatës deputeti Armend Zemaj. Në dëshminë e tij, Zemaj nuk e ka identifikuar Albin Kurtin si hedhës të gazit lotsjellës.
Ndërsa në Gjykatë për të dëshmuar nuk erdhi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, edhe pse kishte pranuar ftesë për të dëshmuar.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme