Tre persona janë arrestuar dje në Prizren me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person dhe kanë therur me thikë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Ismail Kryeziu, transmeton Koha.net.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dhe me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në komunikatë.
PK shton se viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
© KOHA.