Loja e Xhafer Tahirit me fotografinë e Presidentit: Nuk e kam hequr, vec ia ndërrova vendin

Ka disa ditë që është bërë lajm heqja e fotografisë së Presidentit Thaçi në zyrën e Kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Madje zyrtarëve të LDK’së si Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku u kishte pëlqyer ky gjest i Tahirit sa që bënë edhe fotografi aty. Por, duket se Kryetarit aktual të Komunës së Prishtinës po i pëlqen të luaj nga pak me elektoratin e partisë. Të premten, Tahiri i tha Gazetës Express se nuk e ka hequr fotografinë e Thaçit, por vetëm ia ka ndërruar vendin.

Në zyrën e Kryetarit të Komunës nuk shihet fotografia e Presidentit Thaçi. Gjatë javës është përfolur se Tahiri nuk donte që në zyrën e tij të mbante Thaçin.

Kjo s’kishte se si të mos i pëlqente deputetes Vjosa Osmanit, që kundërshtoi zgjedhjen e Hashim Thaçit President. Ajo bashkë me deputetin e ri, Lumir Abdixhiku, vizituan dje bashkëpartiakun e tyre që tani po udhëheq me qytetin e Vushtrrisë.

Abdixhiku dhe Osmani madje u fotografuan para fotografisë së Hasan Prishtinës, për t’ia kujtuar të parit të vendit se s’po respektohet në një zyre të komunës.

Gazeta Express ka kontaktuar sot kryetarin e Vushtrrisë për ta pyetur rreth të vërtetës për fotografinë e presidentit.

Tahiri nuk e ka pranuar që ka hequr fotografinë e Hashim Thaçit, ani pse ka vlerësuar se ai nuk meriton të qëndrojë në krye të vendit.

Edhe pse u provua të dëshmohet se një pjesë e LDK’së, tani e gjithë partia, nuk e respektojnë më Thaçin si president, Tahiri tregon se për kurtuazi nuk e ka hequr krejtësisht shefin e shtetit nga zyra e tij.

“Ashtu siç e parasheh rregullorja, fotografia është në zyre, por në vendin e mëparshëm të saj është vendosur Hasan Prishtinë, si figurë emblematike e Vushtrrisë”, ka thënë kryetari i Vushtrrisë për Expressin.

Por, ai nuk tregon nëse fotografia është në ndonjë dollap a pas derës së zyrës.

Ndryshe, që nga rënia e Qeverisë Mustafa, LDK ka ndryshuar qëndrim ndaj Presidentit Thaçi  edhe pse ishte kjo parti  që me çdo kusht e bëri Thaçin president duke respektuar marrëveshjen PDK –LDK që e kishin bërë më 2014. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme