Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që më 2017 iu desh të lë në gjysmë mandatin e kryeministrit të vendit, ka uruar për vitin e ri.
Mustafa ka thënë se dëshiron që të urojë që të gjendet rruga për të mirën e përbashkët, e që në këtë rrugë të prijë arsyeja.
“Qytetarë të dashur, viti 2018 do të jetë ndër vitet më sfiduese për Kosovën dhe qytetarët e saj. Uroj të gjejmë rrugën tonë më të mirë të përbashkët e të na prinë arsyeja! Të jemi të lumtur të gjithë ne!”, ka thënë Isa Mustafa.