Jeta me lojën e shahut

Pleqtë të cilët e kalojnë kohën në klubin e organizatës se pensionistëve dhe invalidëve të punës së Prishtinës vazhdojnë të përballën me infratukturë të ngushtë dhe monotoninë e ditës. Tash e sa vite, pa asnjë aktivitet atraktiv. Letra e domino luajnë tërë ditën.

“Ooo, mirëmëngjesi shoku dotht, a këtu paske fjeta a”, “Jo shokut, po un qohna gjithë herët, ke apo s’ke e gjyma. Të paska ra edhe tjetri dhom ty dost a”. Kështu nisi muhabeti i parë gazmor në mes dy pensionerëve në klubin e organizatës se pensionistëve të Prishtinës.

Të moshuarit e Prishtinës e gjejnë të vetmin ngushëllim në lojën e dominove e të shahut në klubin e tyre të pensionistëve në një objekte tejet të ngushtë në qendër të Prishtinës.

Këtë të premte ata erdhën më vonë se ditëve tjera, pasi në gjysmën e ditës shkojnë për të kryer ritet fetare na xhami.

I pari që kishte shkuar në sallën e dominove ishte Hasan Blaku,  e që  është  edhe kordinatorë i pleqve.

“Janë dy salle të burrave e një është e grave, andej. Në njërën anën luajmë veç shahë, në këtë të voglën me letra edhe domino. S’kanë ku të rrinë, vinë këtu. Mblidhen gjatë ditës rreth 70 pleq. Këtu për shumë vite ka qenë katastrofë infrtauktra, phiii mizerie. Po një organizatë humanitare para tre katër muajve e ka rregulluar dyshemenë, dyert e dritaret”, thotë Blaku për lajmi.net.

Secili më secilin shoqërohet, nuk e ka askush më pak as më shumë shok tjetrin.

“Jo këtu, askush askënd nuk e ka shok të ngushtë. Nëse e sheh ndonjërin në tavolinë bisedon shlirë me te për çka te duash”, thotë tutje Blaku.

Në katin e dytë të klubit është e vendosur paria e pensionisteve, ndërsa në të parinë ata që kërkojnë pak shoqëri dhe argëtim. Këtë e gjejnë në bufenë e lokalit. Më e mbushura është salla e shahut që mbledh dhjetëra pensionistë brenda, ku kalohen ato pak copëza jete. Pikërisht, ata që e duan zhurmën gjenden në këtë sallë. Në mes lojës së shahut dhe të letrave, mes të kolliturave të shumta prej moshës së shtyrë dhe nga zëri i lartë i muzikës folklorike që shoqërohet edhe më të kënduara, ata nuk e dëgjojnë as njëri-tjetrin. E, kur heshtin, dëgjohet edhe miza.

Këtë gjera objekti i ngushtë ua ofron në mënyrën me ofenduese që mund ti behët njeriut qe ka punuar për vite me radhe qe të ketë një jetë më të mirë. Por, ata nuk kanë kohë ti qajnë të këqijat qe ua ofron objekti. Fjalët më te shpeshtë qe dëgjohet aty janë “Shah – mat”.

Ngadhënjyesi i lojës së shahut, Baliu, thotë se kushtet brenda lokalit nuk i bëjnë përshtypje. Krejt çka i nevojitet është një vend i lirë në tavolinë dhe një lojtar i fortë i shahut “Mirë mirë, s’o keq. Luajmë shah tërë ditën, kush don hyn edhe në bufe me pi diçka. Shah, shah luajmë veç ”, thotë Baliu.

Pensionisti nga Prishtina, Hasan Ademi, nga ora 09 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes luajn shah. Nëse i qëllojnë para në gjep e pi ndonjë kafe, a çaj. Ngjashëm më të veprojnë edhe dhjetëra pleq tjerë. Megjithëkëtë, objekti i Organizatës Komunale të Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës së Prishtinës nuk ua plotëson kushtet elementare pleqve kryeqytetas që kalojnë ditën në të. Por, disa nga ta shprehen të kënaqur me jetën brenda objektit, ndërkohë, nuk kërkojnë kushte shumë të mira, pos pensioneve më të larta.

“Me autobusë vi. Po kushtet s’janë keq, po pakë dy salla. Muhabeti tanë ditën osht për shahë, kur dalim ne korridor ose jashtë për cigare, secili bisedojmë për ndonjë hallë. I njohë gati të gjithë këtu. Nëse të vynë me ndreq ndonjë dokumente, veç mundesh me marr më veti edhe Hasimi osht ma i meçmi, të tregon krejt”, thotë pensionisti Ademi.

Në këtë lojë që vetëm ngjyrat e figurave, që përcaktojnë filluesin zgjidhen rastësisht, e që të gjitha veprimet tjera i mbesin aftësive mendore të lojtarëve, mbledhë rreth vetës ish ushtarak, rojtarë pylli, profesorë, magazinier apo ish funksionar komitetesh. Rreth tavolinës të gjithë janë lojtarë që humbjen e përjetojnë me dinjitet e fitoren me elegancë. “Oj rrushe mori rrushe, Hajt tash dil Hasim, Ulu Bedri”, degjihet nje zë në fund të salles.

Hasim Mynzyri 72 vjeçar, ishte vonuar më shumë se zakonisht.  Ndryshe nga herët tjera, këtë herë u shfaqë më një kërrle. “E kom ngjit ni bisht,”, i thotë ai një grupi të pleqve më të hyrë në  korridore. “ Ani mirë, i paske bo dy” , ia kthen njëri si më gaz./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme