Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela në emisionin “Rruga Drejtë” theksoi mbrëmë se LR-PDSH në platformën e saj ka paraparë Maqedoninë si shtet binacional, i dy popujve shumicë maqedonasve dhe shqiptarëve si dhe etniteteve tjera e që nënkupton edhe gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në gjithë teritorin e shtetit , gjithashtu edhe ndarjen e realtë të buxhetit si dhe decentralizim të mirëfillt e jo siç është ky i sodit ku pushteti është më se i centralizuar tipik si në kohën e kolonive .
Në momentin që LR-PDSH do të merr mandatin do ti vë këto kushte para palës maqedonase dhe nëse ata i refuzojnë ne kemi planin B e që është federalizimi i Maqedonisë . Në fakt Maqedonia funskionon si e federalizuar sepse komunat maqedonase marrin shumë herë buxhet për kulturë sport etj ndërsa komunat shqiptare marrin 0 denar buxhet për kulturë.
Federalizimi shihej edhe gjatë vërshimeve në Hasanbeg, unë personalisht isha prezent ditën e nesërme pas vërshimeve në Hasanbeg dhe pashë në Stajkovcë ishin të koncentruar ndihmat e shtetit nga gjitha institucoinet shtetërore ndërsa në Hasanbeg nuk kishte asgjë .
Kështu që nëse maqedonasit nuk janë të gatshëm të pranojnë platformën e LR-PDSH atëhër në të bëhen gati për planin B që dmth federalizimin e Maqedonisë, u shpreh kryetari LR-PDSH Ziadin Sela në Rruga Drejt Alsat M.