Shqiptari nga Maqedoni e mbyt fëmijën e tij 5 vjeç

“E MBYTA ME DUART E MIA E NUK DI SE PSE”, RRËFEHET BABAI QË VRAU FËMIUN E TIJ 5 VJEÇ
Shqiptari nga Maqedonia, i cili me familjen e tij jeton në Itali, e ka mbytur fëmijën e tij pesëvjeçar.

Siç transmetojnë mediat, babai i tij Besart Imeri 25 vjeç ka rrëfyer gjatë natës së shkuar vrasjen e djalit të tij.
“E mbyta me duart e mia e nuk di se pse” , ka deklaruar Besart Imeri pasi është marrë në pyetje nga policia Italiane.
Kanë rezultuar të pashpresa tentativat e mjekëve për të shpëtuar vogëlushin. Mjeku ligjor ka verifikuar menjëherë shenja në fytin e tij, pas çka rasti është paraqitur në polici.
Imeri, natën e ngjarjes ka qenë vetë dhe ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore pasi djali i tij 5 vjeçar nuk merrte frymë mirë.
Ngjarja është e mbështjellë nga misteri, por hetuesit dyshojnë se fëmija është mbytur fillimisht në makinën e babait. Pastaj trupi është sjellë në shtëpi, nga ku erdhi dhe telefonata që u njoftua policia.
Çifti ishte i martuar e ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë, po ashtu se babai i fëmijës 25-vjeçari, ishte i papunë dhe se po kurohej për probleme psikiatrike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme