Vazhdojnë përplasjet në Lëvizjen Besa

Kanë vazhduar përplasjet në Lëvizjen Besa. Anëtarë të degës së kësaj partie në Tetovë i janë kundërpërgjigjur vendimit të një dite më parë të Lëvizjes Besa në Shkup për ta shkarkuar Bilall Kasamin nga kreu i partisë. Nga dega e Besës në Tetovë thonë se mbledhja që u mbajt në Shkup është në kundërshtim me statutin e partisë , pasi i njëjti parasheh që mbledhjet të thirren nga kryetari i partisë. Anëtarët e Besës në Tetovë nënshkruan deklaratë të përbashkët ku kërkojnë që Lëvizja Besa të vazhdoj me misionin e saj politik dhe me respektimin e vlerave. Gjithashtu kërkuan që Nexhmedin Kahremani dhe të gjithë të tjerët të respektojnë ligjet dhe të respektojnë kryetarin aktual të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, pasi në të kundërtën thonë se do përballen me masa politike e juridike.

Apelojmë tek personat e pa përgjegjshëm që po mundohen në forma jo legale të dëmtojnë dhe uzurpojnë lëvizjen Besa dhe po hutojnë opinionin publik, sa më shpejtë të vetëdijesohen dhe të tërhiqen nga loja e djallit që janë duke bërë . Kërkojmë nga deputeti Kahremani të respektoj organet legale dhe legjitime të Lëvizjes Besa, të respektoj kryetarin legjitim të lëvizjes Besa Bilall Kasamin i cili me shumë zemërgjerësi e lëshoi mandatin e deputetit që pikërisht zotëri Kahremani të bëhet deputet- deklaroi Hatie Etemi- Kryetare e forumit të gruas Lëvizja Besa Tetovë.

Ndërkohë anëtarë të Lëvizjes Besa në Shkup vazhdojnë të këmbëngulin se e kanë shumicën e anëtarëve në Këshillin Qendror të Partisë, 64 nga gjithsej 107 anëtarë.

Në demokraci vendos shumica. Dhe, një ditë më parë shumica e po atij Këshilli Qendror, që dikur e ka emëruar Bilall Kasamin kryetar, vendosi shkarkimin e tij. E gjithë tjetra është reprizë e njohur e njeriut të çelësave e vulave. Në parti ka organe, ka statut dhe sado që dikush ka dëshira, organizata politike funksionon përmes dokumenteve- deklaroi nga ana tjetër Orhan Murtezani, Lëvizja Besa Shkup.

Një ditë më parë Lëvizja Besa realizoi dy mbledhje të Këshillit Qendror në dy vende të ndryshme, njëra u mbajt në Tetovë ndërsa tjetra në Shkup. Në të dyja mbledhjet e Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa u diskutua rreth mbajtjes së Kongresit të parë të partisë më 24 shkurt. Deri në mbajtjen e Kongresit Lëvizja Besa në Shkup ka vendosur që në krye të partisë të jetë deputeti Nexhmedin Kahremani.

Alsat

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme