Një gjë jo e zakontë ka ndodhur në një seancë gjyqësore në Mitrovicë.
Një i pandehur me inicialet J.S., mungonte në sallën e gjykatores dhe gjyqtari i rastit tregoj se Gjykata kishte lëshuar kërkesë për Policinë që të njëjtit t’i dorëzohet ftesa
Mirëpo, polici i Njësisë së ekzekutimit të urdhëresave në Mitrovicë ka njoftuar kryetarin e trupit gjykues se i pandehuri rezulton të ketë ndërruar jetë në vitin 2011, që nga Policia konsiderohet si vdekje e dyshimtë.
Më pas, në mungesë të kushteve, seanca gjyqësore nuk është mbajtur.