Është riaktivizuar njëri nga vullkanet më të mëdhenj në botë që gjendet në gadishullin Kamçatka, duke hedhur hirin në një lartësi prej 6.5 kilometra mbi nivelin e detit, njoftoi Departamenti Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave.
“Vullkani Kljucevskoj ka hedhur hi në lartësi 6.5 kilometra mbi nivelin e detit dhe reja e hirit është përhapur 70 kilometra në veriperëndim të vullkanit”, thuhet në njoftim./KosovaPress/