Mediet e Serbisë po paralajmërojnë se ky shtet do ta tërheqë njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës

Egjipti mund të ndryshojë mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, kështu duke tërhequr njohjen e pavarësisë.

E përditshmja serbe Novosti, ka raportuar sot duke shtuar se pak ditë më parë një nga gazetarët më të njohur egjiptian, Abdel Latif el Manjavi ka botuar në të përditshmen ‘Al masri al-journ’ artikullin “A është koha ta pyesësh vendimin e vëllazërisë”.

Tutje thuhet se në Egjipt ekziston ideja se ka ardhur koha që të rishqyrtohet vendimi për të njohur pavarësinë e Kosovës pasi që nga fillimi ka pasur dyshime në qarqet politike

Cairo në kohën e qeverisë së vëllazërisë myslimane ka njohur shtetin e Kosovës më 26 qershor 2013.

Ndërkohë duhet shtuar se përgjatë kohëve të fundit mediat serbe kanë pasur një raportim të ngjeshur lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shtete te huaja e që asnjë prej tyre nuk doli të jetë e zyrtarizuar./Indeksonline

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme