08 Janar
Anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa në Tetovë, në një konference për shtyp në selinë e Tetovës, i kanë dhënë mbështetje vendimit të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa që kryetari i ri i Lëvizjes BESA të jetë Nexhbedin Kahramani.
“Dr. Kahramani gëzon mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave të Lëvizjes BESA dhe më gjerë, por edhe të tetovarëve e të tjerëve, madje edhe përtej dallimeve politike. Prandaj ne dëshirojmë të falënderojmë Këshillin Qendror që në çastet e organizimit të brendshëm në Lëvizjen BESA, zgjodhi Dr. Kahremanin për këtë detyrë, sepse ai është një figurë që bashkon dhe nuk përçan, si dhe një personalitet i nderuar, për të cilin jemi të bindur se me urtësi dhe qasje pozitive që e ka mund të drejtojë me sukses Lëvizjen BESA deri në kongresin e saj”, kanë thënë nga Lëvizja BESA- Tetovë.