Një kosovar është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, si i dyshuar për vrasjen e dy grave.
Policia ka bërë të ditur se 54 vjeçari po dyshohet për krimin derisa trupat janë gjetur në një banesë në këtë kanton të Zvicrës.
“Për momentin kemi dyshime se krimi ka të bëjë me lidhje familjare”, ka thënë për 20minuten.ch zëdhënësja e Policisë, Barbara Breitschmid, transmeton KTV.
Ajo ka shtuar se së shpejti Policia do të jap detaje tjera për rastin.