Është arrestuar një i dyshuar i nacionalitetit serb në Fushë Kosovë, pasi që ka fyer disa qytetarë dhe nga ballkoni i banesës së tij, ka hedhur gjësende të ndryshme me ç’rast ka dëmtuar tri vetura.
I njëjti është ndaluar nga policia dhe gjatë arrestimit ka fyer dhe penguar edhe zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.