Një person nga fshati Muhla i Suharekës ka raportuar në policinë e Kosovës, se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, transmeton Klan Kosova.
Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së ka larguar mjetin shpërthyes pa ndonjë incident.