Këshilltari i kryeministrit , Erolld Belegu nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka tentuar të fsheh refuzimin e vizës nga SHBA’të për Ramush Haradinajn. Belegu shpreson që kryeministri do të marrë vizën deri më 4 shkurt, për Lutjet e Mëngjesit.
Erolld Belegu, këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj pret që shefi i qeverisë së Kosovës të marrë vizën amerikane për Lutjet e Mëngjesit. Por, ai nuk ka përmend faktin se Haradinajt, SHBA, nuk ia ka mundësuar të shkojë në një vizitë në shtetin e Iowa’s.
“Lutjet e mëngjesit janë më duket më 4 shkurt,pritni pak mos u ngutni!”, shkruan Belegu në llogarinë e tij në Facebook.
I pari i qeverisë së Kosovës kishte planifikuar një vizitë zyrtare në SHBA këto ditë, vizitë kjo e cila u anulua për shkak të vizës.
Mos lëshimi i vizës për Haradinajn u konfirmua nga një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA’së pas Haradinajt iu desh të anulonte pjesëmarrjen në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr më 11 të këtij muaji.